Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes disa adoleshenteve në qendër të Tiranës. Gjashtë vajza të mitura janë konfliktuar me dy të tjera për motive të dobëta.

Policia ka ndërhyrë dhe ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për të gjitha vajzat të përfshira në sherr.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

-për 6 shtetase të mitura, pasi në sheshin “Nënë Tereza” për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me 2 shtetase të mitura.”- njofton policia.