Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje në Bulqizë. Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në lagjen “Gjeologu”, në ambientet e një lavazhi.
Nga hetimet e kryera rezulton se B. Ç., M. P., D. Ç., dhe S. C., kanë shkuar në ambientet e lavazhit të shtetasit E.T., dhe pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta E. T., 34 vjeç, dhe D.T., 25 vjeç, duke u shkaktuar dëmtime në trup. Bulqizë.