Një sherr masiv ka shpërthyer në një parking në Tiranë në afërsi të Liqenit Artificial, ku dy perona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital.
Policia bën të ditur se në parkingun në administrim nga shtetasi Y. S., janë gërvishtur dy mjete të parkuara dhe janë konfliktuar shtetasit Y. S, O. S., I. K., A. S., me shtetasit F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L.
Gjatë konfliktit janë lënduar shtetasit Sh. L. dhe A. L., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar në komisariat.