Një konflikt i ashpër ka ndodhur mes të rinjve në Elbasan, ku si shkak i përplasjeve mes tyre, ka mbetur i plagosur 23 vjeçari Amarildo Ademi. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin 19 vjeçarin Enver Buzhani i cili ka plagosur të riun me kacavidë pasnjë sherri të momentit.
Njoftimi I policise Elbasan
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Emin Matraxhiu “, Elbasan, në ambientet e një lokali shtetasi E.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavid shtetasin A.A., 23 vjeç, banues në Elbasan, I cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi E.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, pēr veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Egnatia news