Një 28-vjeçar në Kavajë ka përfunduar në spital, pas një sherri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në lagjen nr. 3 Kavajë, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 34-vjeçari J. K., ka goditur me mjet prerës 28-vjeçarin L. Sh, i cili ndodh nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë identifikuan, kapën dhe shoqëruan në Komisariat autorin e dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)