Një 25 vjeçar, i identifikuar si Llej Leka është goditur me sende të forta në Sanxhak të Laçit mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërkohë policia bën me dije se persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta 25 vjeçarin, i cili është dërguar në spitalin e Traumës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqeruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Njoftimi: 

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Llej Leka, banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

fax