Një sherr me sende të forta ka ndodhur mes disa të rinjve në Librazhd. Mësohet se ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.
Si pasojë, është arrestuar një 23-vjeçar dhe po procedohen në gjendje të lirë një 17-vjeçar dhe një 21-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin 23 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 21 vjeç, banues në fshatin Bërzeshtë dhe për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur dhe sende të forta.
Për shkak të dëmtimeve, 21-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.