
Policia bën me dije se nga sherri me sende të rënda në Tiranë ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në një rezidencë vilash në zonën e Lundrër.
“Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”, njofton policia.
