Një sherr me thika mes adoleshentëve ka përfunduar me një 15 vjeçar të plagosur. Sipas policisë i mituri Leonard Peqini ka marrë plagë në këmbë ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.

Burimet zyrtare shprehen se ngjarja ka ndodhur në Lagjen Beqir Dardha në Elbasan, ndërsa nuk ka ende informacion të plotë mbi ngjarjen…