Një sherr me thika ka ndodhur në Pogradec. Dy vëllezër janë konfliktuar verbalisht dhe më pas sherri ka agravuar në përdorimin e thikës.
Mësohet se vëllai i vogël 23-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain e madh 25-vjeçar. Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shtetasi me iniciale S.Sh., 23 vjeç po merret në pyetje lidhur me ngjarjen. Sherri ka ndodhur në banesën e dy vëllezërve, teksa nuk dihet shkaku.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.