Dy persona janë konfliktuar në Unazë të Re dhe kanë përfunduar në spital ku po marrin mjekim.
Në urgjencë ndodhet edhe gruaja shtatzënë e njërit prej tyre, e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel
