Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në një hotel në Shëngjin, ku një shqiptar nga Kosova është përfshirë në një konflikt fizik. Është bërë e ditur se ai është rrahur në prani të gruas së tij e cila ishte shtatzënë.
Ndërkohë gazeta Insajderi ka kontaktuar me hotelin ku ka ndodhur ngjarja. Ky i fundit ka deklaruar se në sherr janë përfshirë disa klientë pas një debati.
“Kishte ndodhur një debat ne mes klientëve dhe ka përfunduar me përleshje, askush nuk është rrahur nga kamerierët tanë’, ka deklaruar hoteli.