Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në qendër të Elbasanit.
Gjatë sherrit janë përdorur mjete të mprehta, si gota qelqi. Si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Kei Piu.
Ky shtetas nuk është një personazh i panjohur në Elbasan, pasi disa vite më parë i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ndaj të cilit u qëllua mbi tre herë.
Ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

