
Policia e Tiranës ka vëën në pranga dy shtetas përkatësisht 36 vjeç dhe 29 vjeç pas janë përfshirë në një sherr masiv me sende të forta. Ndërkohë të proceduar penalisht janë edhe tre shtetas të tjerë 19 vjeç, 34 dhe 47 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit F. D., 36 vjeç dhe A. M., 29 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. D., 19 vjeç, E. D., 34 vjeç dhe K. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe me sende të forta.”, njofton policia.
/ abcnews.al
