TIRANË


Një konflikt mes disa të rinjve ka ndodhur në zonën e Saukut, në Tiranë. Nga konflikti është plagosur me kaçavidë një 23-vjeçar.

Ngjarja është regjistruar pas mesnatës, pranë një hoteli, në Sauk ku persona të paidentifikuar kanë goditur me kaçavidë në shpatull të riun Danjel Begu, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.


Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Revcontent