Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një grua raportohet se ka plagosur burrin e saj.

Siç raporton voria.gr, sipas informacioneve, në një shtëpi në rrugën Iveron, një çift është grindur dhe gruaja dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj me origjinë pakistaneze.

Një autoambulancë e EKAV-ut e ka transportuar në spitalin Agios Dimitrios burrin me plagë në shpinë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Gruaja është arrestuar, ndërsa hetimet paraprake po kryhen nga Departamenti i Policisë Evosmou.