Erion Murataj PSD

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u përleshen në një lokal me njëri tjetrin në Shkodër. Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim njëri prej tyre.

“Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër/ Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan

materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 21 vjeç, banues në Shkodër, pasi ditën e djeshme, motomjeti që drejtonte është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi N. C., 50 vjeç, banues në fshatin Ganjollë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. M., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta fqinjin e tij 43 vjeç, për motive të dobëta;

-B. B., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortës së tij;

-E. Gj., 35 vjeç, banues në fshatin Bërdicë, L. P., 32 vjeç, banues në fshatin Bërdicë, K. P., 34 vjeç, banues në Mamurras, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. U., 33 vjeç, banues në Velipojë, pasi ditën e djeshme, janë konfiktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”