Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet B. Sh., 21 vjeç, banues në Arrameras, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit me inicialet B. V., 59 vjeç dhe D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, (baba e bir). Këta të fundit ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë, për veprime të mëtejshme.