Autoritetet italiane kanë vënë në pranga 4 shqiptarë. Arrestimi i tyre mësohet se ka ardhur pas një operacioni të zhvilluar në Bolzano të Italisë.
Sipas raportimeve të mediave italiane 4 shqiptarët e arrestuar janë përfshirë në një përleshje të dhunshme.
Mësohet se gjithçka nisi pranë një Panair dhe më pas përfundoi më një përleshje në rrugët e qytetit me thika, shkopinj dhe zinxhirë.
Helmohen nga ushqimi në kopësht? Pesë fëmijë përfundojnë në spitalin e Gramshit
I kërkuari nga Kosova kapet në Lezhë, ja për cfarë ishte dënuar
Donald Trump pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nga përleshja janë plagosur disa persona të cilët u dërguan në spital, teksa 4 prej tyre janë ndaluar nga policia. Aksioni përfundoi mëngjesin e djeshëm, bazuar edhe te urdhri i Gjykatës së Bolzanos.
Krimi kishte ndodhur më 1 maj, por masat e arrestit ndaj 4 shqiptarëve u ekzekutuan vetëm 23 maj.
Krimet për të cilat akuzohen përfshijnë përleshjen, lëndimet e rënda trupore, sulm me pasoja të rënda, e posedim të paligjshëm të armëve.