Policia ka proceduar tre të mitur, pas një sherri trë dhunshëm një ditë më parë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Në sherrin e dhunshëm, me përdorim edhe të mjeteve të forta, mbetën të lënduar një 10 vjeçar dhe një 14 vjeçar.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht 3 shtetas të mitur të moshave 14, 14 dhe 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, janë konfliktuar, dyshohet me sende të forta, me disa bashkëmoshatarë të tyre.
Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur të moshave 10 dhe 14 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop)”, njofton policia.
Kujtojmë se ky është një tjetër konfliktim fizik mes të miturish, pas ngjarjes tragjike në afërsi të shkollës Fan Noli, ku mbeti i vrarë me thikë Martin Cani, 14 vjeç.
Top Channel