Vijojnë veprimet e policisë për sherrin e djeshëm ku kanë mbetur të plagosur 3 persona. Mëngjesin e sotëm policia ka filluar të marrë në pyetje si të dëmtuarit, ashtu dhe të ndaluarit.
Kjo për shkak se shumica e të arrestuarve të përfshirë në këtë sherr masiv kanë qenë të dehur.
Është lënë mëngjesi i sotëm për të marrë dëshminë e tyre. Gjithashtu sot do të merret dëshmia edhe e personave të dëmtuar. Burime të policisë thonë se pala e dëmtuar ka qenë më e dehur.
Ndërkohë tre te ndaluarit Ilir Shuku 54 vjeç, Dritan Pine 52 vjeç, Gersi Dervishi 37 vjeç, në deklarimet e tyre të dhëna mbrëmë, kanë thënë se nuk mbajnë mend se përse jemi grindur. Priten të merren deklarimet dhe sot.
Gjatë sherrit të mbrëmshëm kanë mbetur të plagosur tre persona, njeri në bark, njeri në sy dhe tjetri në gjoks, të tre jashtë rrezikut për jetën. Të dëmtuarit janë të moshës 31, 34 dhe 35 vjeç.
Pas ngjarjes policia ka shoqëruar në Komisariat në cilësinë e të dyshuarve, dëshmitarëve dhe personave që janë në dijeni të ngjarjes
Për ngjarjen janë ndaluar vetëm 3 persona të dyshuar si autorë dhe 5 të tjerë, që do t’u merren deklarimet, të cilët kanë qenë të shoqëruar me ata që janë përfshirë në konflikt.
Prokuroria e Korçës ka prerë 9 fletë-arreste, mes të cilëve dhe për persona të dëmtuar/abcnews.al