Erion Murataj PSD

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një përleshje fizike mes gazetarit Ilir Demaliaj dhe ish-deputetit Kujtim Gjuzi.

Demaliaj përpiqet ta godasë Gjuzin, por ky i fundit tërhiqet pas. Më pas Demaliaj e godet me shqelm.

Një person i tretë që tenton t’i ndajë shihet teksa bie në shesh.

Nga ana tjetër, ka reaguar dhe Ilir Demaliaj pas incidentit të ndodhur ku ka thënë se ‘Gjuzi e ka ngacmuar në rrjetin social FB dhe i ka përmendur familjen’.

“Më ka ngacmuar me shkrime në FB, duke më përmendur familjen time.

Dhe i kërkova arsyen pse shkruan kundër familjes kur u hasëm, dhe ndaj agravoi situata”, është shprehur Demaliaj për Report Tv.