Arrestohet 42-vjeçari, qëlloi 2 persona për motive banale.
Ky është momenti kur 42-vjeçari Petrit Bilibashi qëllon me kaçavidë në ambientet një lokali në Tiranë, Mareglen Thaçin dhe Ruzhdi Llaçin, për motive banale.
Ngjarja është regjistruar pasditen e së enjtes dhe siç shihet në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Tv Klan, 42-vjeçari, tashmë i arrestuar, fillimisht bashkëbisedon me 2 personat që ranë pre e sulmit.
Më pas ai largohet për t’u rikthyer disa momente më pas e duke i sulmuar ato me një kaçavidë që nxjerr nga çanta e krahut.
Petrit Bilibashi vijon së qëlluari për disa sekonda edhe pse klient të rastësishëm në lokal tentojnë ta ndalojnë atë. 42-vjeçari largohet, ndërsa dy personat e lënduar nga sulmi me kaçavidë dërgohen në spital, ku ndodhen jashtë rreziku për jetën.
Vetëm pak minuta ka zgjatur arratia e Bilibashit, për t’u arrestuar më pas nga shërbimet e komisariatit 4 në Tiranë. Ndaj 42-vjeçarit tashmë rëndojë veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.