Me armë me vete dhe të kërkuar për tentativë vrasje, 3 të arrestuar nga policia e Vlorës. Gjatë operacionit të koduar “Dallga” u arrestuan Kristo Drolli, Ariel Kingji, Shpati Lena dhe u sekuestruan dy armë zjarri.

Ngjarja në të cilën akuzohet Ariel Kingji është regjistruar në gusht të vitit 2019 në plazhin e vjetër në Vlorë. 21 vjeçari ishte i shpallur në kërkim. Ne atë ngjarje mbeti i vrarë me armë zjarri Arben Beqiraj ndërsa u plagos djali i tij dhe një i afërm i tyre që ndodheshin në lokalin në pronësi të viktimës në plazhin e vjetër. Për këtë ngjarje është arrestuar tashmë shtetasi Eduart Xhezo, arrestimi i të cilit është bërë pak kohë pas ngjarjes në qytetin e Durrësit.

Vijon…/abcnews.al/