Gjykata e Durrësit ka liruar ish-deputetin Mark Frroku dhe 7 personat e tjerë, pas sherrit për një pronë te Kepi i Rodonit. Gjykata vendosi masën detyrim paraqitje për Frrokun dhe 7 personat e tjerë.

Ndërkohë për shtetasin Besnik Toma, që dyshohet se është personi që ka qëlluar me armë, u dha masa e arrestit në burg, në mungesë.

“Ishim ne vendin e punës, konform të gjitha ligjeve shqiptare. Kaq. U konfliktuan ata që erdhën. Ne ishim në vendin e punës”- tha shkurtimisht para gazetarëve ai.

Sherri te “Kepi i Rodonit” ndodhi mes disa banorëve dhe përfaqësuesve të kishës lidhur me pretendimit për pronësinë e një toke në zonës bregdetare.

Sipas asaj që njoftoi policia konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.
Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.