Rreth orës 14:00, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën “Edit Durham” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, konfirmoi policia. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, teksa nuk raportohet për të arrestuar.