Met Gala u rikthye të hënën e parë të majit në Nju Jork me një kod veshjeje “The Garden of Time ” dhe VIP-at kanë shfrenuar fantazinë.
Ylli i mbrëmjes ishte Zendaya, e cila ishte edhe një nga mikpritëset e këtij viti. Aktorja fillimisht u shfaq me një veshje Maison Margiela Artisanal me ngjyra smeraldi dhe blu e ndërsa nga fundi i mbrëmjes u shfaq sërish në shkallët e Muzeut, e veshur me një fustan të zi me një korse dhe një fund, përsëri nga Galliano, këtë herë nga koha e tij në Givenchy dhe konkretisht nga koleksioni Couture i vitit 1996. Kapelja e saj mbresëlënëse në formën e një buqete u dizenjua nga Philip Tracey për koleksionin Alexander McQueen në 2006.
Paraqitjet e tjera të spikatura përfshijnë Lana Del Rey, Jennifer Lopez, Gigi Hadid, Gëendoline Christie, Nicole Kidman, Demi Moore dhe Kim Kardashian. Mungesat e dukshme ishin ato të Rihanna-s dhe bashkëshortit të saj, A$AP Rocky apo çifti Bieber.



