Varianti Delta i koronavirusit ka shënuar rritje të rasteve të reja gjatë ditëve të fundit.
Nga të dhënat e fundit nga Departamenti i Shëndetësisë, bëhet me dije se ky variant po përhapet me shpejtësi.
Xhevat Jakupi nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në një konferencë për mediat së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia bëri me dije se 80-90% e rasteve janë nga varianti Delta.
“Të dhënat e fundit nga Departamenti i Mikrobiologjisë na tregojnë se 80 deri në 90 % e rezultateve të fundit të rasteve me Covid janë nga varianti Delta”, ka thënë Jakupi.
Gjithashtu ai ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen dhe se kryesisht çdo person mbi 50-vjeç duhet të paktën të ketë marrë nja dozë të vaksinës kundër Covid.