Temperaturat e larta kanë sjellë edhe rastet e para të problemeve shëndetësore të shkaktuara prej saj. Kryesisht janë shfaqur me probleme me tensionin, ndërsa fëmijët e një gjendje dobësie. Këshillat kryesore të tyre janë evitimi i orëve të nxehta dhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve.
Te mjeku i familjes ditët e fundit për shkak të temperaturave të larta po paraqiten pacientë me luhatje tensioni.
Mjekja, Xhentiljana Nazaj, thotë se këto janë vetëm ditët e para të temperaturave të larta ndaj edhe rastet janë të rralla.
“Kemi pasur luhatje të tensionit te disa pacientë”.
- Nëse do të jemi përballë një personi i cili shfaq simptomat e shaktuara nga vapa, duhet ti japim ndihmën e parë në pritje të urgjencës mjekësore. E për këtë bluzat e bardha kanë disa këshilla.
“Duhet që pacienti të transportohet në një vend të freskët, të rrethohet me peceta apo copa të lagura dhe të mos përdoren abntibiotikë për uljen e temperaturës. Thjesht i jepet ujë”.
Më të rrezikuarit janë fëmijët dhe moshat e treta. Kujdes duhet të kenë edhe personat me sëmundje kronike.
Te fëmijet më së shumti shfaqen shenja si lodhje trupi dhe përgjumje.
Ndërsa te të moshuarit probleme me tensionin.
Për tu ruajtur nga tremperaturat e larta qytetarët duhetë të kenë parasysh të evitojnë orët e pikut, të konsumojnë sa më shumë ujë dhe të konusmojnë ushqime të lehta.