Një deputete në Tanzani është nxjerrë jashtë Parlamentit për shkak të pantallonave të saj të ngushta. Një deputet tha se mënyra se si visheshin disa gra është tallje në parlament.
“Z. Kryetar, një shembull është motra ime ulur në të djathtën time me një këmishë të verdhë. Shikoni pantallonat që ajo ka veshur, Z. Kryetar!” tha Husein Amar tha në parlament të martën.
Kryetari më pas urdhëroi deputeten, Kondester Sichëale, të largohej. “Shkoni të visheni mirë dhe pastaj bashkohuni me ne përsëri më vonë,” tha Kryetari Job Ndugai.