Për çdo vit gjatë 14 viteve të fundit, iPhone Photography Awardsprezanton fituesit e këtij konkursi ku paraqiten fotografi të shkrepura nga momente dhe situata të ndryshme.

Në konkursin e këtij viti morrën pjesë fotografi që shprehnin hidhërim, izolim, shpresë dhe bukuri, për shkak të vitit tepër të vështirë që kaluam. Çmimi Photographer of the Year shkon për fotoreporterin hungarez, Istvan Kerekes. Fotoja e tij, Transylvanian Shepherds, u shkrep nga një iPhone 7dhe tregon kontrastin midis tokës së tharë dhe dy burrave që mbajnë në krahë qengj të vegjël.

iPhone Photography Awards u lançua në 2007 për të festuar kreativitetin e përdoruesve të iPhone. Me mijëra imazhe nga 140 shtete u dorëzuan dhe fituesit u zgjodhën nga një juri.

Çmimi First Place Photographer of the Year iu dorëzua Sharan Shetty nga India i cili prezantoi një fotografi bardhë-e-zi të një burri dhe një kali në mes të një fushe të zbrazur.

Dan Liu nga Kina u rendit në vendin e dytë me fotografinë e tij të shkrepur në iPhone 11 Pro Max ku duket një astronaut që ecën në një shkretëtirë të ngjashme me Marsin.

Në vendin e tretë në kategorinë Photographer of the Year u rendit Jeff Rayner nga SHBA, për fotografinë e tij të shkrepur në një iPhone X të një vajze që është duke kërcyer.

geek