Gjithashtu në këtë grumbull gjendej dhe një prototip tepër i ngjashëm me Samsung Galaxy Z Flip dhe Motorola Razr. Kjo pajisje me emrin e koduar “Chicago Project” bënte pjesë në planet e TCL për t’u lançuar në 3 mujorin e katërt të këtij viti. Kompania kishte si qëllim të nxjerrë në shitje këtë smartphone për më pak se shuma që Samsung kërkon për Z Flip ($1,000).
cfygvjhk.jpg
Surpriza qëndron në faktin se gjigandi kinez e kishte pothuajse gati të gjithë projektin për smartphone-in e palosshëm, madje i kishte dërguar dhe kompanive të tjera disa pajisje për t’i testuar, por në fund vendosën që të ndalonin këtë projekt dhe të fillonin sërisht nga e para.
Tashmë drejtuesi i sektorit të marketingut në TCL ka treguar se nuk do të lançojë smartphone-in e saj të palosshëm për të paktën 12-18 muaj. Dhe kur ta prezantojë këtë pajisje të re, ajo nuk do të jetë pjesë e “Chicago Project”, por një produkt i riformuar.
khujgh.jpg
Më poshtë keni të renditura specifikat kryesore të këtij smartphone-i.
Ekrani i jashtëm: 1.1-inch AMOLED
Ekrani i brendshëm: 6.67-inch AMOLED, DOTCH display
Memoria: 6 GB RAM and 128 GB flash memory
Bateria: 3,545mAh
Kamerat: Kryesore 48MP, Ultrawide 16MP, Selfie 44MP