Shirat kanë krijuar një situatë të pazakontë dhe në bashkinë e Pukës. Si pasojë e rrëshqitjeve disa akse rrugore rurale janë izoluar, ndërsa dëmtime janë shkaktuar dhe në urat këmbësore duke pamundësuar frekuentimin e shkollës nga disa nxënës në fshatra të ndryshëm.

Në disa fshatra mungesa e energjisë është prezente si pasojë e këputjes së linjave dhe djegies së transformatorëve. Rrëshqitje masivesh janë shënuar dhe në asket nacionale, kryesisht në atë Kryqëzim-Hadroj-Gjegjan-Mirditë.

Bashkia e Pukës ka nisur punën për nxjerrjen nga izolimi të fshatrave të bllokuara, ndërsa për rikthimin e normalitetit duket se do të jetë e pamundur si pasojë e mjeteve të kufizuara dhe financave të pamjaftueshme për përballimin e dëmeve të tilla.