Një 61-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Peshtani”, u arrestua shtetasi me iniciale D. M., banues në fshatin Peshtan Bregas.
“Ky shtetas u shpall në kërkim 3 javë më parë, në kuadër të operacionit “Peshtani”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij, shtetasin J.(E.) M., 37 vjeç (i arrestuar më datë 15.11.2024), për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel