
Një konflikt i rëndë ka ndodhur mes disa vajzave në Korçë pasditen e sotme, i cili ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit, duke lënduar kështu njërën prej tyre.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali tek bulevardi “Republika”.
Vajza e lënduar nga thyerja e shishes së qelqit, ndodhet në spital për mjekim. Kjo e fundit dyshohet se administronte një faqe Instagrami, ku degradonte vajza të mitura me foto dhe video intime.
Dyshohet se kjo faqe është bërë molla e sherrit mes vajzave të përfshira në konflikt. Kjo faqja administrohej nga e lënduara P.M., së bashku me një shtetase tjetër.
Sakaq, vajzat e tjera janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
