Detaje të reja mësohen në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, një automjet tip “Benz” me drejtues një efektiv policie, i cili ishte jashtë shërbimit, u përplas me një automjet tip “Audi”, e cila drejtohej ng anjë grua, e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se efektivi ka qenë në efektin e alkoolit.
Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al