Është lënë i lirë 20-vjeçari italian, Salvatore Di Tella, i cili përpara një muaj shkaktoi një aksident të rëndë me jet ski në plazhin e Velipojës, ku humbi jetën kunati i tij, Nicola Loro.

Ngjarja ndodhi më 19 gusht në teksa dy të rinjtë u përplasën me një jet ski duke bërë manovra të rrezikshme në ujë.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dha për italianin Di Tella masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 60 ditor, por Apeli në Tiranë e rrëzoi duke e zëvendësuar me masën “garanci pasurore” dhe “detyrim paraqitje”.

Garancia pasurore e vënë në dispozicion nga 20-vjeçari është në një shifër prej 10 milion lekësh të vjetër.

Top Channel