Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin S. Rr., 20 vjeç dhe nisi procedimin në gjendje të lirë për shtetasin K. Ll., 20 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Qukës-Golik”, automjetet që këta shtetas drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasi K. Ll. dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në këto dy automjete, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi shtetasin S. S., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin A. S., 48 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ll., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi në automjetin që drejtonte, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.Egnatia news