Kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka reaguar publikisht lidhur me një shqetësim që shpesh herë e kanë hasur edhe qytetarët e Elbasanit sa i takon mënyrës masave të vendosura nga policia e Elbasanit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Murataj ka denoncuar publikisht vendosjen e gjobave në mënyrë të pabarabartë për automjetet si dhe ka tërhequr vëmendjen për punonjësit e policisë të cilët shkruajnë me gabime ortografike.
Postimi I plotë:
“Kur gjobat urdhërohen nga palestra ndodh e kështu!
E në çdo rast pranoj ndëshkimin kur shkel rregullat por kurrsesi pabarazinë.
E kuptoj që nga emri im mbase ju dridhet zëri dhe dora kur shkruani por kjo nuk e justifikon analfabetizmin.
E ska dyshim që janë të dyja mjetet e mia dhe pse e para e ende ska kaluar formalisht në pronësinë timen por nuk kuptoj dy standartin e përdorur dhe pse porositësi mesa duket kur mori vesh se në emër të kujt ishte kjo e dyta ju dridh atij zëri në telefon e atij që e shkroi dora.
Bëhuni BURRA të paktën një herë mos lini litar jasht se nuk i dihet bota është portokall e ka disa si unë që janë BURRA dhe sdo ju trajtoj në mënyrë ndryshe nga POPULLI përkundrazi .
Gjithsesi jam krenar që jam popull dhe pa’ borxhe të dashur zvarranik .😉
INTERESTING FOR YOU