Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë një kërkesë për miratimin e “hartës” së re gjyqësore ku kërkohet shkrirja e 10 gjykatave të Shkallës së parë dhe 5 gjykatave të Apelit.

Shkak për këtë kërkesë janë bërë vakancat e krijuara për shkak të vettingut apo dorëheqjeve të gjyqtarëve.

Nisma u prezantua edhe javën e shkuar në Komisionin e Ligjeve nga kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami. m.v/abcnews.al