Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës. Burime konfirmojnë se Altin Gusho i cili mbante detyrën e drejtorit të IEVP Drenovë prej 2 vitesh, është shkarkuar sot nga detyra. Para detyrës si drejtor i burgut, Gusho ka mbajtur postin e shefit të policisë së burgut të Drenovës për 1 vit.

Sipas informacioneve, vendin e tij e zë Durim Toska. Toska ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit. Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e policisë së shtetit. Pritet prezantimi i drejtorit të ri në ditët në vazhdim.