Shkarkohet nga detyra drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Mësohet se shkarkimi i tij ka ardhur me kërkesë të kryeministrit Rama.

Ndërsa Presidenti Bajram Begaj e ka dekretuar shkarkimin e Bendos nga posti.

Bendo ishte emëruar në detyrën e Drejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit të Republikës (Ilir Meta), datë 05.11.2018.

***

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Helidon Bendo.

DEKRETI
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Zotit Helidon Bendo

DE K R E T

PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV KOMBËTAR

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Dekret nr. 13887

Tiranë, më 23.12.2022 BAJRAM BEGAJ