Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 3 muaj burgim, Lediana Mehmetin, e cila rezulton të Drejtore e Administrimit të Paketave Shëndetësore dhe Ekzaminimeve Terciare, pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Sokol Tona, i cili në përfundim të shqyrtimit të çështjes ka vendosur masën shërbim prove për një periudhë 6 mujore për Mehmetin.
Çështja penale me nr. 4628 është hetuar nga prokurori përgjatë tetë muajve ku është konstatuar se Lediana Mehmeti ka abuzuar me detyrën, duke shkarkuar brenda një dite 37 punonjës që ishin pjesë e drejtorisë që ajo kishte në varësi.
Prej tyre edhe pse ju suprimua pozicioni i mëparshëm i punës, u mbajtën në punë 6 punonjës duke i emëruar në sektorë të tjerë që nuk u suprimuan. Sipas prokurorisë emërimi i këtyre punonjësve u bë pa konkurs të brendshëm dhe pa asnjë kriter përzgjedhje midis punonjësve që u pushuan nga puna dhe atyre që mbajtën në punë.
Në total kjo drejtori de facto ka 55 punonjës “de facto”. Prokuroria e Tiranës gjeti shkelje të tjera, që bëjnë fjalë për tenderat në spitalet rajonale të Beratit dhe Shkodrës, nw blerjen e medikamenteve të ndryshme.
Për këto tendera thotë prokuroria janë monitoruar nga Lediana Mehmeti, e cila sipas prokurorisë megjithëse ka gjetur shkelje, me dashje nuk i ka pasqyruar në dokumentacion shkresor dhe me qëllim ka shmangur evidentim të përgjegjësive përkatëse për punonjësit e spitaleve.
Gjithmonë sipas prokurorisë këto shkelje nuk janë pasqyruar në vendimin përfundimtar që drejtoria ka marrë lidhur me problematikën e konstatuar dhe nuk janë referuar me kallëzim në prokurori.“ në rastin konkret punonjësja e shtetit ka pasur detyrimin për të zbatuar ligjin duke bërë kallëzim penal por ajo duke shpërdoruar detyrën e saj zyrtare ka fshehur një krim…”-thotë prokuroria.
Ora news