Policia greke ka shkatërruar grupin kriminal, që ka lejuar kalimin e paligjshëm të shqiptarëve në Greqi.

Deri më tani në prangat e policisë kanë rënë 17 persona, midis të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie që punonin në pikën kufitare greke në Kristalopigji që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Protothema.gr shkruan se grupi kriminal i përbërë nga qytetarë dhe policë doganor ka lejuar kalimin e paligjshëm të më shumë se 1700 shqiptarëve, sigurisht kundrejt pagesës.

Sipas llogaritjeve vlerësohet se shuma që grupi kriminal ka përfituar nga shqiptarët të jetë 700 mijë euro.

Çdo oficer policie i përfshirë në rrjet, merrte një shumë mujore  nga 2000 deri në 10000 euro në varësi të  produktivitetit.

Sakaq mësohet se në dosjen e krijuar janë përfshirë gjithsej 123 persona.

Në kontrollet fizike, si dhe në banesa dhe lokale janë gjetur dhe sekuestruar:

-463.000 euro, 380 dollarë australianë, 19 dollarë amerikanë, 20 dinarë të Shkupit dhe 8.540 lekë shqiptare,

– 511 pako cigare dhe 17 paketa duhan, pa akcize.

-shënime të shkruara me dorë,

-2 pasaporta në të cilat është vërtetuar në mënyrë të rreme hyrje/dalja për në dhe nga territori grek dhe armë gjahu dhe 122 fishekë.

/abcnews.al/