Gjykata e Posaçme shpalli fajtore ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qaton për shkelje të barazisë në tendera dhe e dënoi me gjashtë muaj burgim.
Por dënimi me burg per Qaton u pezullua dhe iu konvertua në 60 orë punë në shërbim të komunitetit. Në të njejten kohë, gjykata shpalli të pafajshëm gjashtë të pandehur, ndërsa tre të tjerë u dënuan njësoj si Qato.
Më heret, Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës shpalljen fajtore të Qatos për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera” dhe dënimin e saj me 1 vit burg.Sipas prokurorise, Qato dhe vartësit e saj, akuzohen se favorizuan një kompani për tenderin e tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë./abcnews.al