Gianlugi Donnarumma u bë protagonist në sfidën mes Le Havre dhe PSG në kampionatin francez, pasi doli me karton të kuq që në minutën e 10’ të sfidës pas një ndërhyrje tepër të gabuar ndaj një kundërshtari.

Portieri italian kishte dalë nga porta e tij dhe kërkoi të largonte topin, por nuk e arriti topin. Ai zgjati këmbën e tij dhe goditi me një shkelm në fytyrë kundërshtarin, me arbitrin që nuk nguroi dhe e ndëshkoi menjëherë me një karton të kuq, duke i lënë parizienët me 10 lojtarë.

Megjithatë, miqtë gjetën golin e avantazhin në minutën e 23-të me të përhershmin Mappe. Gjithsesi, ndeshje mbetet e hapur.

(BalkanWeb)