Në Kinë, një AI mund t’ju dërgojë në burg. Shkencëtarët në këtë vend kanë zhvilluar një makineri që mund të dënojë njerëzit për krimet që kanë bërë me ndihmën e inteligjencës artificiale.
Ky “prokuror” AI mund të vlerësojë situatën me një saktësi prej 97% bazuar në një përshkrim të rastit sipas ekipit. South China Morning Post tregoi se kjo makineri u krijuar dhe u testua nga zyra më e madhe e ndjekjeve penale në Kinë.
Profesori Shi Yong, drejtuesi i akademisë së shkencave në Kinë dhe i këtij projekti tha se teknologjia mund të ndihmojë në reduktimin e punës së prokurorëve, duke i lejuar ato të fokusohen në detyra më të vështira.
Shi dhe kolegët e tij thanë se ky sistem mund të zëvëndësojë prokurorët deri në një fazë të caktuar, pasi sërisht do të nevojitet prania e tyre.
Kina ka qenë vendi që implementoi herët teknologjinë AI që në 2016, ku shumë prej prokurorëve përdorën një mjet AI që njihet me emrin System 206. Ky mjet mund të vlerësojë qëndrueshmërinë e dëshmive, kushtet për një arrestim dhe sa i rrezikshëm mundet një person të jetë për publikun.
Mirëpo të gjithë mjetet AI kanë një rol të limituar pasi ato nuk ndikojnë në proçesin vendimmarrës apo në vendosjen e masave të arrestit.