Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në pedonale, ku një pjesë suvaje është shkëputur nga fasada e një pallati duke rënë mbi tendën e një lokali.

Për pasojë është lënduar lehtë në shpatull 35 vjeçari, i cili u dërgua menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al