Makinat e një shtetasi në Shkodër janë qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa kanë qenë në parkim.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër.

“Është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij” njoftoi policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ora news