Rreth 2200 hektarë tokë vijon të jetë e përmbytur në Shkodër si pasojë e reshjeve të dendura ta shiut gjatë ditëve të kaluara.

Bashkia Shkodër njofton se në 50 banesa ka prezencë të ujit. Problematike shfaqet Njësia Administrative Ana e Malit ku mund të kalohet vetëm me mjete ushtrie. Sakaq dy ujësjellësit Oblika 1 dhe Oblika 2 vijojnë të jenë jashtë funksionit. 

Njoftimi i Bashkisë Shkodër:

Situata ne Bashkine Shkoder nga raportimet e ores 08.00 date 20.12.2022 eshte si me poshte:

1.Kuota Drin 6.30 m nga 7.50 m kuota max

2.Kuota Liqen 8.78 nga 8.70 m kuota max

Siperfaqja ne total e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 2150 Ha, me nje renie prej 200 Ha me oren 08.00 te dites se djeshme. Banesa me prezence uji ne oborre e stalla ne total 50.

Nj.A. Ana Malit ka te permbytur nje sip prej 1200 Ha. Ne rrugen e Obotit nuk kalohet (niveli 70 cm, ka renie me 15 cm me diten e djeshme) kalueshmeria vetem me mjetet e larta te ushtrise ( 2 mjete te kalueshmerise se larte, 7 efektiv te FA). Ujesjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht jane jashte funksionit.

Nj.A. Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat pasi uji arrin ne lartesine 70 cm, sip toke e perbytur 700 Ha. Berdice 100 Ha,

Velipoje 150 Ha Strukturat e EC te Bashkise Shkoder jane prezente ne terren.

Shkodra është një nga qarqet më të prekura nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut, ku dalja e lumenjve nga shtrati shkakton përmbytje të rrugëve, banesave dhe tokave bujqësore. Sakaq për ditën e sotme, moti në vend parashilohet të jetë i qëndrueshëm. Pritet që deri në orët e mesditës të kemi dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit tonë.

Ndërsa në vijim do të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat malore dhe në qytetet e zonës së ulët.